Berisha: Foltorja në rrafshin politik është një revolucion politik paqësor

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i ftuar në emisionin A Show të moderatorit Adi Krasta në Syri Tv, foli për situatën politike në PD dhe në vend.

Berisha theksoi se Foltorja shënoi risi, duke shtuar se në rrafshin politik është një revolucion paqësor.

“Foltorja shënoi risi. Në Foltore njerëzit kanë folur lirshëm. Foltorja në rrafshin politik është një revolucion politik paqësor. Rikthimi im në këtë rast po dëshmohet se është një sukses.

Rikthimi im në këtë rast është si fenomen shprese. Anëtarësia e PD është ajo që po vendos dhe anëtarësia thirri Kuvendin. Delegatët erdhën dhe votuan lirshëm për të shkarkuar Bashën, votuan për ndryshime rrënjësore të rregullave të partisë së tyre”, deklaroi Berisha.