SKANDAL/ Ja si drejtori i spitalit në Përmet Hodjan Selmanaj, drekon për shtatë palë qejfe në kohë pandemie

Hodjan Selami drejtonte Partinë Socialiste të Këlcyrës prej vitit 2016, ndërkohë që më herët ka mbajtur edhe poste të tjera drejtuese në struktuarat e partisë socialiste të rrethit si kryetar i FRESSH, drejtor i zyrës së punës. Që prej gushtit të vitit të kaluar Hodjan Selami është zgjedhur edhe në postin e Këshillit të Qarkut Gjirokastër. Ama dihet se po u bëre servil i partisë, rruga drejt posteve të larta sa vjen e bëhet edhe më e lehtë.

U zgjodh në mënyrë krejt të padrejtë si drejtori i spitalit të Përmetit edhe pse me profesion ekonomist dhe nuk ka asnjë lloj lidhje me mjekësinë, por është thjesht një shërbëtor partiak dhe një hipokrit që ndjek urdhrat e partisë dhe bën qejfet e veta me zhvatjen e fondeve. Fonde të cilat duhet të përdoreshin për mirëqenien e qytetarëve në këto kohë të vështira.

Epo kush nuk do e donte një drekë me miqtë në këto kohë pandemie, sepse malli i ndarjes bën të vetën. Pak rëndësi ka një ajo drekë shkel rregullat e vendosuar nga vetë partia, të ashtëquajtur masat anti-Covid.

Të lësh në mes punën, për t’iu bashkuar një dreke mediokre tregon qartë mungesën e theksuar të profesionalizmit të kreut të spitalit, të cilit bënë mirë që dikush t’i tregoj ku e ka vendin.