Skandal/ Punonjësit e Bashkisë Kuçovë në rresht për t’iu bindur narkobiznesmenit oligark Pëllumb Salillari

Çështja për ndërtimin e ujësjellësit në një zonë të mbrojtur, të shpallur monument kulture i kategorisë së tretë është kthyer në një problematikë për banorët e zonës. Këta të fundit kanë zhvilluar prej kohësh protesta për të marrë atë çfarë u takon me të drejtë.

Afera korruptive për tenderin 3.6 milionë euro, në pronësi të narkobiznesmenit oligark Pëllumb Salillari iu ka errur sytë pushtetarëve duke nisur nga kryeministri Rama, ministres Balluku, ministrit Klosi që ka dhënë lejen mjedisore dhe ministrit Çuci, që nuk po e vret mendjen që kryepolici i Beratit, Edmond Targaj po persekuton banorët e Lumasit, duke i dhunuar, ulur, përdhosur dhe denigruar moraline tyre.

Zaptimi i terriorit nga kjo bandë banditësh me në krye Pëllumb Salillari vërteton qartazi se shteti nuk ekziston dhe se qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit. Një protestë qesharake është ndërmarrë ditën e djeshme për të kundërshtuar përpjekjet tashmë disa mujore të banorëve të Lumasit. A thua kështu mund të ulin vrullin e atyre që po luftojnë me mish e me shpirt që ajo çfarë i përket natyrës ti mbesë natyrës. Të pranishëm në protëstë ishtë Arti Çelaj, Administrator i Njësisë Administrative Lumas, Përparim Doko , Kryetar i Partisë Socialiste Lumas, Drejtor i Zhvillimit Rural në Bashkinë Kuçovë, Zan Sula , Drejtor i Ujësjellësit Kuçovë, Kel Ago, Kryeplak i fshatit Krekëz , punonjës i pastrim gjelbërimit, Yzedin Llangozi , Kryeplak i fshatit Lumas, Inspektor pyjesh dhe njëkohësisht narkotrafikant I kapur pak kohë më parë me drogë nëpër duar. Nuk kishte si të mungonte as Nazmi Sula, Drejtor i shërbimit të pastrim gjelbërimit apo Shefqet Kuqo, kryeplak i fshatit Mëndrak, punonjës i Mirëmbajtjes së rrugëve në Bashkinë Kucovë, dhe njëkohësisht narkotrafikant, i kapur edhe ky si shokët me drogë.

Po ku janë banorët e vërtetë që qenkan të cënuar? Askund. Kjo pasi protesta është nje mjet ordiner për të mbuluar aferën korruptive mes Pëllumb Salillarit e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari. Pjesëmarrja në protestë e personave që marrin lekë, financohen nga bashkia, kanë një post publik në administratë vërteton që e gjitha ska të bëj me zhvillimin e zones, për të “mirën e përbashkët’ por me shkatërrimin e saj për përfitime vetjake. Iniciativa e djeshme është në kundërshtim me ligjin, por përderisa shteti ka rënë pre e krimit, drejtësia fatkeqësisht po vonon, duke i rënduar në kurriz baorëve të Lumasit, të cilët misionin e tyre po e vazhdojnë me vetësakrifikim, me grevë urie.