Një tjetër sasi lënde narkotike është kapur këtë mesditë në Portin e Durrësit. Policia njofton se ka sekuestruar një sasi prej 7 kg kokainë, duke arrestuar administratorin e firmës, ku do të mbërrinte kontenieri.
Blutë e Durrësit theksojnë se “Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, në pjesën e kapakëve të ventilimit u gjetën pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë me peshë rreth 7 kg dhe një GPS, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.
Sipas policisë, droga ishte në një kontenier të ngarkuar me prodhime deti që ishte nisur nga Ekuadori për llogari të firmës “Fish Co Tirana”, me qendër në Tiranë.