Skandal:Drejt burgut anëtarja e “KPK” Brunilda Bekteshi/ Mashtroi me kredi dhe përdori kontrata fiktive

Është rikthyer për plotësim hetimesh çështja penale që mban Nr. 232, e cila bën fjalë për fshehjen e pasurisë dhe falsifikimit të dokumentave, nga ana e komisioneres së Vettingut (KPK-së), Brunilda Bekteshi.

Vendimi për rinisjen e hetimeve ndaj zyrtares së lartë të KPK-së u mor sot nga gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Erjon Bani, i cili refuzoi të pranojë kërkesën e prokurorit Dritan Prençi, që kishte kërkuar mbylljen e hetimeve.

Gjyqtari Bani gjatë shqyrtimit të dosjes penale konstatoi mangësi në zhvillimin e hetimit të kryer nga prokurori Prençi, duke vendosur që mos pranojë kërkesën e tij, për të pushuar procedimin penal ndaj Brunilda Bekteshit.

Bani i cilësoi të drejta argumentat dhe pretendimet e avokates Orgesa Serani, e cila gjatë zhvillimit të gjyqit, argumentoi para gjykatës një sërë veprimesh hetimore të pa kryera qëllimisht nga përfaqësuesi  i akuzës.

E për pasojë duke e cilësuar hetimin të paplotë, avokatia Serjani, kërkoi nga gjykata të urdhëronte prokurorinë për vijimin e hetimeve dhe jo pushimin e çështjes.

Nisur nga kjo situatë dhe duke konstatuar pasaktësi në hetimin e paplotë, gjyqtari Bani urdhëroi që çështja penale kundër Brunilda Bekteshit, të rikthehet sërisht për hetim në prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Avokati i zyrës “Jurisprudenca” Arben Llangozi, që në këtë gjykim përfaqësonte kallëzuesit Bujar Hoti dhe shoqatën  e prokurorëve “Drejtësi për Drejtësi”, gjatë një bisede telefonike tha se: “…vendimi i sotëm është i drejtë dhe tregon që ka ende gjyqtarë të guximshëm që përballen me realitetin dhe me veprimet mafjoze të funksionarëve të lartë shtetëror, kjo qoftë dhe kur përballë kanë anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit “Vetting”.

Unë mbrojtjen e sotme së bashku me avokaten Serani, e bëra për njerëzit e drejtë të cilët janë cënuar nga padrejtësitë e vetingut, drejtësinë Shqiptare e cila është në formatim e sipër dhe atdheun ku jetojmë i  cili nuk duhet të këtë funksionarë të lartë të cilët në mënyrë të hapur gënjejnë dhe përdorin pozicionin e tyre për të falsifikuar dokumenta dhe të përfitojnë pozicione pune nëpërmjet mashtrimit.

Nëse zonja Bekteshi ka shkelur ligjin duke fshehur një apartament  apo ka mashtruar me kredi duhet të përgjigjet penalisht për  krimin e kryer dhe jo të fshihet pas detyrës së lartë që ajo gëzon momentalisht. Ligji është i barabartë për të gjithë…”

Studio Ligjore “Jurisprudenca” ka kallzuar dhe disa funksionarë të tjerë të KPK që nga ana jonë konstatohet se kanë mashtruar për të përfituar detyrën e tyre dhe aktualisht ndodhen nën hetim , SPAK.

Ne kemi marrë shtysë që ky institucion ka kaluar shumë gjyqtarë dhe prokuror të cilët kanë qënë të zhytur në krime dhe kanë ngelur shumë të tjerë  të cilët karakterizoheshin nga ndershmëria dhe profesionalizimi.

Po marim disa shëmbuj të krimeve të kryera nga KPK e cila ka shkarkuar prokuror dhe gjyqtar të ndershëm, të cilët janë si më poshtë.

Antoneta Sevdari për të cilën edhe ndërkombëtarët kanë reaguar dhe kanë kritikuar hetimin e kryer nga KPK dhe e ka quajtur këtë personazh si humbje për drejtësinë shqiptare.

Ilir Mustafai  i cili ka dekada në sistemin e drejtësisë , dhe nga informacionet tona të mbledhura nga burime të sigurta  për këtë gjyqtar,  nuk mund të thoj askush që , që ky subjekt ka qënë i korruptuar , keqdashës apo jo professional , ose të ketë qënë pa etikë.

Këtyre fakteve kokforta nuk mundej që ti hynte një hetimi KPK,  pasi do të dilte bllof, dhe e humbur përball ndershmërisë së këtij subjekti i cili siç e thot vet ai drejtësia shqiptare ka humbur me heqjen e këtij subjektiu nga sistemi.

një tjetër prokuror i cili do ti mungoj sistemit të drejtësisë është dhe Antonm Martini i cili u hoq nga vetingu vetëm për arsye të autoritetit dhe profesionalizmit të lartë që e karakterizonte por që nga ana tjetër mund të ishte një minë me sahat për pushtetin dhe vet personazhet e korruptuar të drejtësisë.

Një tjetër mundgesë e cila do të jetë e pazëvëndësueshme për drejtësinë është dhe Gentjan Osmani i cili në mënyrën më profesionale ka kërkuar arrestimin e ish-ministrit tahiri i cili është akuzuar për trafikim narkotikësh dhe aktualisht është në gjykim.

Është e tmerrshme të rrishë duarkryq para këtyre krimeve monstruoze të kryera nga KPK tha Llangozi.

Tashmë prokurori Prençi duhet të vijojë hetimet për akuzën e Fshehjes së pasurisë dhe Falsifikimit të dokumentave ndaj komisioneres së KPK-së, Brunilda Bekteshi.

Në dëshminë e saj dhënë në SPAK, Bekteshi ka sqaruar se e ka blerë apartamentin me kursimet e saj plus një kredi të marrë, por ajo tregon se ka punuar vetëm në OSHEE. Ndërkohë gjatë kohës së qëndrimit të saj në Turqi, pasi burrin e ka diplomat, Bekteshi thotë se ka qëndruar në shtëpi e papunë si sulltaneshë “Hyremi”, duke u marrë vetëm me përkujdesjen ndaj fëmijës.

Ndaj Bekteshit kishin paraqitur kallëzim Penal ish-prokurori Bujar Hoti dhe shoqata “Drejtësi për Drejtësi” ku i kërkuan kryeprokurorit të SPAK, Arben Kraja të hetojë Brunilda Bekteshin në lidhje me një kontratë shitblerje apartamenti në vitin 2007, në shumën 3,100,000 lekë, me lekë në dorë.

Dy vite më pas, në 2009 është marrë një kredi në bankë NBG-Durrës, për blerje apartamenti, në shumën 54 mijë euro ndërkohë që në dokumentacion, kuptohet se kredia është marrë për blerjen e apartamentit që në të vërtetë është blerë në vitin 2007.

Në lidhje me këtë pronë, në dosjen kallëzuese thuhet se nuk rezulton të ketë një kontratë për blerje të apartamentit pas marrjes së kredisë në vitin 2009.

Po kështu huaja bankare e marrë është shlyer brenda një afati 5-vjeçar, duke krijuar dyshime mbi të ardhurat e siguruara për mbylljen e kredisë.