Bëhet fjalë për një çështje penale që ishte në hetim e sipër nga prokuroria e Tiranës e cila mbas konstatimit të një sër shkeljeve dhe veprimeve korruptive të bëra nga Banda e Aluiznit Vlorë vendosi të shpall moskompetencën e çështjes dhe tja dërgoj çështjen SPAK për hetime të mëtejshme .
Ky hetim ka si objekt abuzimin me pronat në Dhërmi. Për këtë çështje prokuroria e Tiranës pak ditë më parë ka kërkuar në gjykatën e kryeqytetit, caktimin e një mase sigurimi “arrest në burg” për shtetasin Helidon Gjikoka pronar me letra i “Ambel Beach”, i cili mësohet se po hetohet nga SPAK , për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave” dhe Vjedhjes me Anën e Mashtrimit dhe korrupsion , lidhur me tjetërsimin e një sipërfaqe toke dhe objekteve në Dhërmi.
Për këtë çështje, janë në hetim nga SPAK dhe disa zyrtarë të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, në qëndër dhe Inspektoriatit Kombëtar të Kontrollit të Teritorit. Hetimet vijojnë dhe se prokuroria ka siguruar prova të pakundërshtueshme se Helidon Gjikoka, i ka marë pronën nëpërmjet dokumentave të falsifikuara, pronarit të ligjshëm Ilir Koka.
Nga hetimet e kryera rezulton se Helidon Gjikoka është strumullari i mega skandalit, ku rezulton se disa vite më parë shtetasi Helidon Gjikoka, mer me qira një pronë dhe disa objekte në Dhërmi nga shtetasi Ilir Koka.
Synimi i Helidon Gjikoka nuk ishte biznesi por përvetësimi i kësaj prone, e cila është e pozicionuar, buzë bregdetit në Dhërmi dhe bëhet fjalë për një hotel dhe një truall. Objektin, Helidon Gjikoka, ka arritur ta përvetësoj nëpërmjet dokumentave të fallsifikuara dhe bërë pronar nëpërmjet sistemit të legalizimit të objekteve.
Në këtë rast kemi të bëjmë me një zinxhir korruptiv pasi në këtë mega skandal përfshihen edhe gjyqtare dhe prokurorë në Vlorë, të cilët janë bërë mburojë dhe palë me korrupsionin për të mbyllur sytë dhe mos hetuar sesi u bë pronar i një prone në bregdetin në Dhërmi, Helidon Gjikoka personi i cili mori në fillim me qira pronën e provuar me kontratë noteriale.
Lidhur me këtë çështje Ilir Koka, i është drejtuar Prokurorisë Tiranë, me një kallzim penal për disa zyrtare të lartë,gjyqtarë e prokuror të përfshirë në vjedhjen e pronës dhe pasurisë së tij, përfshirë dhe Helidon Gjikokën ndryshe nga pazari në prokurorinë e vlorës.
Hetimet në kryeqytet morën një natyrë tjetër, ku janë faktuar me metoda speciale të hetimit të gjithë kjo skemë abuzive, ku përveç përfituesit, Helidon Gjikoka janë përfshirë dhe zyrtarë të lartë. Prokuroria e Tiranës përdori një strategji për ti shkuar deri në fund kësaj çështje , por nuk po arrinë të shkatërroj rrjetin kriminal në ASHK Vlorë për këtë fakt e ka shpallur moskompetencën duke i dërguar aktet në SPAK.
Fillimisht u kërkua një masë “arresti në burg” për Helidon Gjikokën, kjo kërkesë e prokurorisë së Tiranës është pranuar nga gjyqtari, Altin Abdiu i cili si gjithmon realizon drejtësi.
Nga informacione kofidenciale shtetasi Helidon Gjikoka nga Arratia kërkon lirinë në apel, duke bërë shantazh nëpërmjet bandës kriminale në Vlorë.