Pamela Qirko është diplomuar si juriste në vitin 2001, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2003 është çertifikuar nga ISAAT për “Konsulencë ligjore të shoqërive tregtare”. Në vitin 2004 ka fituar licencën e avokatit nga Dhoma e Avokatisë Tiranë, me të drejtë përfaqësimi në të gjitha shkallët e Gjyqësorit. Ajo e ka nisur karrierën e saj profesionale si juriste në vitin 2001.
Në vitin 2017 Pamela Qirko është emëruar Komisionere, duke patur si detyrë të mbikqyrte dhe kontrollonte nivelin profesional, pastërtinë e figurës dhe justifikimin e pasurive të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Në Ligjin Nr. 84/2016 “Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe pikërisht në nenin 6, ku përcaktohen Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit pika d) përcaktohet se notën mesatare jo më pak se 8, nëse ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit, dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj.
Po të bazohemi në dokumentat e depozituara në komisionin pranë Avokatit të Popullit nga ana e Zj.Pamela Qirko , mungon lista e notave të sajë e vërtetuar kjo me aktin noterial Nr 566 Rep.
Por Pamela ka depozituar diplomën me Nr 7059 e cila na çon në zbardhjen e një krimi të kryer në sistemin e drejtësisë.
Pamela Qirko është titullare e diplomës me Nr.7059 e cila ka filluar studimet në 1996 dhe i ka përfunduar në vitin 2001 pra studimet e zj Balluku kan përfunduar për 5 vjet dhe jo për 4 vjet siç e ka patur sistemi arsimor në ato vite.
Ky fakt tregon se Pamela Qirko ose ka ngelur një vit në stazh dhe i dalin llogaritë për 5 vjet, ose Pamela Qirko ka vazhduar shkollën me korespondencë, ky fakt është i provuar.
Fakti që Pamela Qirko ka depozituar diplomën me Nr.7059 të lëshuar nga Fakulteti i Drejtësisë Tiranë dhe jo listën e notave është e qartë se ajo ka nota që bien në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në Ligjin Nr. 84/2016 “Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe pikërisht në nenin 6 ku përcaktohen Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit pika. d) përcaktohet se notën mesatare jo më pak se 8, nëse ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit, dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj.
Po si mundet që një njeri i tillë “kokëbosh” të qëndroj në krye të Vettingut, kur nuk arrin dot të plotësoj as kriteret bazike profesionale. Si mundet që fati i shumë gjyqtarëve dhe prokurorëve të mbes në dorë të dikujt që nuk ka kapacitetin e nevojshëm për të vlerësuar dhe per ti gjykuar drejtë ata? Ja sa poshtë ka rënë drejtësia, ja në duar të kujt kemi rënë. Sa për të ardhur keq.