Ja arsye e vërtetë pse Darian Pavli është në “konflikt interesi” me paditë kundër Vettingut

Darian Pavli ka lindur në vitin 1975 në Vlorë dhe ka master nga Universiteti Qendror Europian (Hungari) dhe ligjin e shërbimit publik nga Shkolla e Ligjit e Universitetit të Nju Jorkut (SHBA). Ai vjen nga radhët e juristëve me një eksperiencë prej 15 vitesh. Ka ushtruar rolin e ekspertit pranë organizatës ndërkombëtare SOROS. Pavli ka marrë pjesë dhe në sekretariatet e Reformës në Drejtësi dhe ka patur rolin e ekspertit ligjor pranë misionit EURALIUS V. “Z. Darian Pavli – jurist me 15 vjet përvojë në dizenjimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju-Jork, Tiranë (Open Society Justice Initiative, Human Rights Ëatch), përfshirë rajonin e Këshillit të Europës, ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në GJEDNJ”, thuhet në CV-në e shpërndarë nga Qeveria për kandidatin Darian Pavli.

Ky është Darian Pavli, gjyqtari i Gjykatës së Strasburgut. Nga CV-ja e tij del se ka qene ekspert i reformës në drejtësi ne Shqipëri. Nga Gjykata e Strasburgut dje u dha një vendim që flet për reformën në drejtësi. Ky gjyqtar ka marrë pjesë në trupin gjykues madje ka bërë edhe përpilimin e vendimit. A mundet që ky gjyqtar të dalë kunder ligjeve që ai ka përpiluar dhe sugjeruar si ekspert. A jemi para konfliktit te interesit.