SPAK-u i mbushur me militant/ Krimi i organizuar shkarkon Anton Martinin

Lajmi për shkarkimin e prokurorit Anton Martini i cili ishte një nga emrat e kandidatëve për të qenë pjesë e Gjykatës së Posaçme (SPAK)L vërteton llumin që ka rënë sistemi në vendin tonë. Martini nuk arriti të kalonte filtrat e vetingut, konkretisht në shkallën e dytë të procesit në menyrë tërësisht të padrejtë.

Më  herët ai u konfirmua në detyrë nga Këshilli i Përgjithshëm i Prokurorëve por ky vendim u apelua nga Komisioneri Publik.
Si përfundim Këshilli i Posaçëm i Apelimit mori vendimin për shkarkimin e tij nga detyra e prokurorit, me arsyetimin kryesor se kishte dhënë deklarim të pasaktë të pasurisë së tij.

Janë futur më kurth gjyqtar e prokuror të ndershëm duke u hequr nga puna dhe kanë mbetur brenda institucioneve njerëz inmoral dhe joprofesional.

Trupi i Vettingut me pasuri marramendëse me shifra që kapin miliona lekë duhet patjetër të largohen nga sistemi. Pasi kjo është rruga më e mirë për të pastruar drejtësinë. Askush nuk mund të mohojë që procesi i vettingut që në nisje filloi me problematika. Baza e parë duhet të kishte qenë ana personale, pastaj verifikimi i dosjeve te tyre, e në fund pasuria. Shumë gjykatës dhe prokuror janë djegur vetëm për shkak të pasurisë dhe pamundësinë për të justifikuar pronat dhe të ardhurat që posedojnë, pavaresisht se në Shqipëri informaliteti për shumë vite ka qenë pjesë normale e ekonomisë shqiptare, jo për faj të qytetarëve por për shkak të menyrës si funksiononte dikur sistemi.

Ama nëse realisht duam që procesi i  Vettingut të funsionojë, pasi është edhe kusht i domosdoshëm për integrimin në Bashkimin Europian atëherë duhet medoemos që të bëhet një spastrim duke nisur si fillim me anëtarët e inkriminuar të KPK-së.

Vettingu duhet të ishte i ndarë nga politika, por fatkeqësisht është kapur nga Kryeministri Rama, i cili po gëzon për këtë fakt.

Në Shqipëri, proçesi i rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, si pjesë e reformës në drejtësi ka marrë shumë vëmendje në opinionin publik për shkak se ai po shoqërohet me largime në masë të përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë. Kjo ka sjellë kolaps të dy gjykatave asaj kushtetuese dhe të lartë, dhe për pasojë debati politik dhe ai në rradhët e drejtësisë po zhvillohet me tone të larta. Kritikët e Vettingut shohin tek ai një proces agresiv, në disa raste me standarte të dyfishta dhe të ndikuar politikisht nga shumica qeverisëse.

Reforma në Drejtësi është formuar si pasojë e një korrupsioni aktiv që ka krijuar qeveria aktuale. Vihet re që gjatë reformimit të  drejtësisë  ka pasur problem te shumta nga ana e anëtarët dhe komisionerët e Vettingut. Janë të shumtë komisionerët që kanë shkelur ligjin për të cilin duhet t’i shërbenin.