Një ndër kriteret e Vettingut është normalisht që subjektet e drejtësisë të jenë të shkeputur nga lidhjet me politikën. Ama mesa duket Luan Daci në historikun e tij ka prapaskena dhe lidhje me funksione partiake, kjo do te thotë si ai është një marionetë e krimit dhe politikanëve, u sherben interesave të tyre dhe për ketë arsye duhet flakur jashte dyerve të drejtësisë dhe të futet në burg.
Kapja e drejtësisë nga politika e ka çuar vettingun në dystandartizim dhe u ka dhënë fuqi gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar që të bëjnë ç’të duan me ligjin.
Gjyqtari Luan Daci u dënua nga shkalla e parë me 1 vit shërbim prove dhe pezullim nga detyra me akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Sigurisht duke mos pranuar vendimin e gjykatës, maçoku kërkoi pafajësi në Gjykatën e Apelit. Në vitin 1997 për 6 muaj me radhë, mbajti në zyrë vendimin për shpërndarjen e ish-fondacionit piramidal “Xhaferri”, duke i lejuar shqiptarët që të çonin para tek firma piramidale.
Prandaj u vendos edhe shkarkimi i tij nga posti i gjykatësit, një fakt që ai tentoi ta fshihte kur kandidoi për t’u bërë pjesë e institucioneve të reja të Vettingut. Aktualisht Luan Daci pritet të gjykohet porn ë fakt ky gjykim po vonohet dita ditës dhe askush nuk mban përgjegjësi për asnjë skenë ose prapaskenë të gjyqtarëve dhe politikës.