Studim/ Personat e infektuar nga Covid që po trajtohen në spital kanë probleme mendore

Sipas një studimi të bërë të botuar në revistën Lancet Psychiatry një nga tre persona të infektuar me Covid-19 kanë problem mendore ose simptoma neurologjike afatgjata.

Studiuesit zbuluan se 34 përqind e të mbijetuarve nga virusi  gjatë muaj më pas u diagnostifikuan me një gjendje neurologjike ose psikologjike.

Simptomat më të zakonshme që ata kishin ishin ankthi, i gjetur në 17 përqind të atyre qe po trajtoheshin për Covid-19, i ndjekur nga çregullime të humorit me 14 %.

Ndërsa efektet neurologjike janë më të rënda te pacientët të cilët janë shtruar në spital, ndërsa te personat të cilët gjatë infektimit nga covid u trajtuan jashtë simptomat janë të zakonshme.

“Kjo normë u rrit në mënyrë progresive ndërsa ashpërsia e sëmundjes Covid-19 u rrit. Nëse shikojmë pacientët që u shtruan në spital, kjo normë u rrit në 39 për qind”, tha Maxime Taquet, një akademik klinik akademik në psikiatri në Universitetin e Oksfordit dhe bashkautor i studimit të ri.

Rezultatet e këtij studimi sipas studiuesve do të ndihmojnë në mënyrën e trajtimit që sistemi I kujdesit shëndetësor duhet të ndjekë për personat të cilët janë të infektuar nga koronavirus.