Ish-drejtoresha e ONM-së Genoveva Ruiz Calavera ishte mbeshtetja më e madhe për Hans Kijlstra. Ajo u detyrua pa dëshirën e saj të merrte masa dhe e ka larguar hamshorin Hans Kijlstra nga Shqipëria si dhe i ka ndërprerë mandatin me dy vjete. Por tashmë ishte teper vonë, pasi dëmi ishte bërë.
Pavarësisht eksperiencës së madhe si ekspert i trafikimit të qënieve njerëzore por edhe në poste të larta Hans Kijlstra zgjodhi të neglizhonte detyrën dhe të bëhej palë me krimin.
Videoja me skena erotike e ardhur në redaksinë tonë ku është filmuar Hans Kijlstra duke kryer marrëdhënie seksuale me një punonjëse të KPK bëri xhiron e rrjetit dhe jo më kot. U rrëzua përtokë i gjithë imazhi i ndërkombëtarëve të cilët vinin në Shqipëri dhe hiqeshin si njerëzit më të moralshëm dhe korrekt në univers. Bashkëpunëtori i ngushtë i Calaverës e pati rrugëtimin e prerë në mes, për faj të mungesës së vetëkontrollit si mashkull.
Institutcioni i ONM e ka mbuluar këtë skandal duke u mjaftuar vetëm me largimin e zotit Hans dhe nuk mbajti asnjë përgjegjësi penale ashtu siç përcaktonte ligji.
Ish-shefja e ONM e largoi Hansin pa e bërë atë të mbante përgjegjësi për veprimet e tij, kësisoj ish-shefes së ONM iu bë një kallzim në “SPAK” për moskallzim krimi pasi për më tepër e ka edhe detyrimin ligjor ama mbeti në harresë, si çdo padrejtësi tjetër në Shqipëri.