Studiuesit britanik kanë analizuar se çfarë ndodh nëse një qytetar vaksinohet me dozën e parë të Pfizer dhe më pas me dozë të AstraZeneca.
Studimi i bërë në Britaninë e Madhe tregon se “miksimi” i dozave të vaksinave mund të sjellë një shfaqe më të theksuar të simptomave pas vaksinimit, si temperaturë, ethe, dhimbje muskulore.
Efekti i kombinimit të dozave të ndryshme të vaksinave në sfidën e imunitetit nuk dihet në këtë kohë. Në studimin e bërë janë përfshirë 830 vullnetarë mbi moshën 50 vjeç.