Turpi i reformës në drejtësi mban emrin e Roland Ilias i cili e ka përdorur postin dhe lidhjet me politikën për tu pasuruar sa më shumë. Komisioneri Ilia është akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike” parashikuar nga neni 245/1 I Kodit Penal dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Por pavarësisht kësaj organet kopetene nuk bëhen të gjallë dhe asnjë detajë hetimor dëri më tani nuk është bërë i ditur.
Diplomuar “Jurist” në vitin 1996 në Fakultetin Juridik, Universiteti i Shkodrës. Z. Ilia është licencuar në profesionin e avokatit në vitin 1997. Para se të emërohej nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në qershor 2017, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, z. Ilia mbante detyrën e zv.dekanit dhe shefit të departamentit të së drejtës civile në Fakultetin Juridik, Universiteti “Luigj Gurakuqi”.
Portali ynë in-Front.org ka publikuar mbi vendimin nr 145765125 datë 24.11.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, por Prokuroria Shkodër e ka mbyllur këtë procedim duke disponuar provat dhe përgjimet që ka komisioneri Ilia me studentet, duke i kërkuar favore seksuale në këmbim të notës.
Harrojnë këta komisionerë se kanë për detyrë të deklarojnë çdo vendim që është marrë ndaj tyre. Sipas ligjit Nr. 138/2015 është detyrim të deklarosh çdo vendim për garantimin dhe integritetin e personave që emërohen ose ushtrojnë funksione publike.