Surprizat e motit/ Ja si pritet të jetë dita e sotme

Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të thata si dhe vlera të larta të presionit atmosferik.

Moti parashikohet i kthjellët por nuk do të mugojnë vranësirat kalimtare të cilat do të jenë kryesisht përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, era do të fryjë e lehtë 1-6m/s me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut.

Në mesditë ajo fiton intensitet deri mesatare dhe shpejtësi 10-12m/s kryesisht përgjatë brigjeve të detit Jon, ndërsa valëzimet në det pritet të jenë të forcës 1 dhe 2 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 7°C deri në 27°C

zonat e ulëta 9°C deri në 29°C

zonat bregdetare 12°C deri në 29°C