Temperatura të larta, sa do shënojë sot termometri?

Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të vijojë të mbetet  nën ndikimin e temperaturave të larta, ndërkohë që në zonat malorë do të ketë edhe vranësira të lehta.

Sipas MeteoAlb kushtet e qendrueshme atmosferike do të jenë në vendin tonë, duke sjell alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta në orët e para të ditës. Gjithashtu dhe orët vijuese do të jenë me kthjellime dhe vranësira të lehta, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por vijojnë të jenë të larta në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 40°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.