Trafiku në Tiranë/ Lufta e përditshme e qytetarëve

Trafiku në Tiranë është kthyer në një makth për të gjithë banorë, sidomos për ata që përdorin transportin publik. Rrugët e bllokuara nuk janë më një fenomen i ri në Tiranën por sidomos gjatë muajve të fundit, për shkak të rikostruktimit dhe planeve të vëna në zbatim për shumë rrugë  problemet me trafikun kanë arritur në nivele të paparashikueshme.

Tirana duhet të përballet me qindra makina që qarkullojnë në rrugë aspak të mirëmbajtura, të shkatërruar, të crregullta dhe kautike.

Densiteti i popullsisë është rritur ndjeshëm dhe shumë projekte të zhvillimit urban kanë zënë rrugët, trotuarët dhe hapësirat publike në përgjithësi.

Nga ana tjetër, sistemi i varfër i transportit publik kanë bërë të nevojshme lëvizjet me makinë në pjesën më të madhe të kohës. Nga ana tjetër po ndëtohen shumë rrugë të reja, unaza gjithashtu, rrugët e Astirit apo ajo e Durrësi,të cilat janë pika strategjike që ngarkojnë edhe më shumë trafikun.

Për vite me radhë, qevria kanë dështuar në përpjekjen për të luftuar bllokimin e rrugëve. Ndërhyrjet e bashkisë, të reklamuara si efektive në lehtësimin e trafikut, padyshim që vetëm po përkeqësojnë situatën. Tirana është kthyer në një zonë masive ndërtimi ku punët publike po ndodhin kudo, mesa duket në një mënyrë të pakoordinuar. I gjithë trafiku që më parë kalonte në qendër tani është devijuar duke shkaktuar bllokim në rrugët përrreth.