Skandal/ Luan Daci injoron vendimin e GJKKO-së 

Burime për mediat bëjnë me dije se ish anëtari i Vettingut, Luan Daci, nuk po zbaton vendimin e GJKKO-së.

Ai u dënua për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”, ndërsa vendimi për dënimin e tij me 6 muaj burg iu konvertua me “Shërbim Prove”.

Jeta e tij vijon normalisht pararesisht se është dënuar, pa i intersuar aspakt ligji apo drejtësia. Po të ishte dikush tjetër në vend të tij, gjërat do të funksiononin shumë ndyshe. Por mesa duket Daci i ka krahët e ngrohta prandaj zgjedh të injoroj vendimin e GJKKO-së.

Daci akuzohet se ka pasqyruar një të dhënë jo të vërtetë, pasi ka fshehur faktin e marrjes së masës disiplinore të shkarkimit nga ana e ish Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitin 1997.

Dhe është shkarkuar po në atë vit për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë.