Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar ka dhënë këtë të martë konkluzionet përfundimtare mbi dosjen e njohur si “ Brezi i gjelbër ”. Bëhet fjalë për 21 persona të ndaluar në maj të 2019-ës pas një operacioni në bashkëpunim me autoritetet greke lidhur më një grup kriminal që trafikonte sasi të mëdha kanabisi drejt shtetit helen.
Sipas dosjes hetimore janë evidentuar të paktën 14 raste të trafikut të kanabisit, në sasi të ndryshme në mjë peshë totale prej 680 kg , ku droga kalohej përmes kufirit të gjelbër me anë të kafshëve ose mjeteve, fillimisht drejt Igumenicës e më tej drejt qyteteve të tjera të Greqisë. Në kohën e zhvillimit të operacionit edhe në shtetin fqinj u ndaluan 14 persona ndërsa 12 shtetas të tjerë të lidhur me këtë dosje janë proçeduar nga prokuroritë e Durrësit, Sarandës, Fierit dhe Elbasanit.