Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në Indi duke qenë se të paktën 40 persona kanë humbur jetën pasi një autobus përfundoi në një kanal.
Vetëm gjatë persona u shpëtuan nga automjeti, i cili gjithsej kishte 46 pasagjerë.
Tragjedia ndodhi gjatë kohës që autobusi ishte duke udhëtuar nga Sandi për në rajonin Satna të Madhya Pradesh në Indinë qendrore. Furnizimi me ujë në kanal u ndërpre, gjë që përshpejtoi operacionet e shpëtimit dhe dy vinça nxorrën autobusin nga uji.
Qeveria ka urdhëruar që të hetohet aksidenti. Ama dëshitarët shprehen se ishte shoferi ai që humbi kontrollin duke përfunduar në kanal.
Kryeministri Indian Narendra Modi ka bërë një postim në Twitter, ku shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.