Rreth 700 gjyqtarë e prokurorë, i janë nënshtruar Vettingut, në tre kritere, në atë profesional, të pastërtisë së figurës dhe kriterit të pasurisë. Gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar filtrat e vettingut mesa duket nuk I janë nënshtruar më parë një hetimi të tillë, pasi pjesa më e madhe e tyre rezultojnë të kenë një të kaluar të errët, pasuri të dyshimtë dhe lidhje me politikën.
Njerëzit që janë zgjedhur për të kaluar në filtër gjyqtarët dhe prokurorët, nuk i janë nënshtruar më parë një hetimi të tillë. Anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Olsi Komiçi duket se ka lidhje të pastër me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama dhe gjithashtu bashkëfshatar me Taulant Ballën.
Logjikisht i bie që Komiçi të firmos shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë të papëlqyer nga qeveria, apo që nuk janë të preferuarit e kryeministrit Rama.
Vettingu ishte i nevojshëm në drejtësi, por nëse bëhej nga njerëz që e kanë kaluar vetë një proces të tillë. Duket se për shkak të njerëzve të lidhur me politikës, apo për shkak të së kaluarës së tyre, por realizohet edhe nje proces me dy standarte. Kujtojmë se Olsi Komici, është emëruar nga Edi Rama në Korrik 2014, si ekspert i jashtëm në grupin e punës të Task-Forcë, për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrës së tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore, përmes kalimit në pronësi private dhe në përdorim të tretëve të pasurive, tokë truall, tokë bujqësore, pyje, livadhe, kullota, territor shtetëror, objekte si dhe të llojeve të tjera të pronave të paluajtshme të shtetit.
Më herët mediat kanë raportuar se Komiçi është proceduar penalisht për falsifikim dokumetash dhe korrupsion. Në vitin 2009, në media është raportuar se prokuroria e ka dërguar në Gjykatë, dosjen për Olsi Komiçin dhe kjo e fundit e ka shpallur të pafajshëm.
Duket qartazi që gjyqtarët, prokurorët dhe njerëzit e lidhur me poltikën e kanë të lehtë ta kalojnë lumin pasi askush nuk mund t’I dënojë dhe gjykojë ata.