Tragjike, fundoset anija në brigjet e Tunizisë, humbin jetën 43 emigrantë

Të paktën 43 emigrantë janë mbytur dhe 84 të tjerë janë shpëtuar nga fundosja e anijes në Tunizi.

Anija që u nis nga Zuwara, në brigjet veriperëndimore të Libisë, kishte migrantë nga Egjipti, Sudani, Eritrea dhe Bangladeshi.

“Marina shpëtoi 84 migrantë dhe 43 të tjerë u mbytën në një anije që u nis nga Zuwara e Libisë drejt Evropës”, tha zyrtari i Gjysmëhënës së Kuqe Mongi Slim.

Libia është një pikë nisje për emigrantët që duan të shkojnë në Europë përmes detit Mesdhe.