Një aksident i katërfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë – Shkodër.
Si pasojë e aksidentit raportohet se janë plagosur disa persona, mes të cilëve edhe fëmijë, të cilët janë nisur menjëherë drejt spitalit, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 17:25, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në fshatin Mabë, ka ndodhur një përplasje automjetesh ,ku për pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Shkodër dhe Lezhë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.