Një zjarr ka përfshirë një fabrikë në Bangladesh, ku si pasojë kanë humbur jetën 52 punëtorë dhe kanë mbetur të plagosur 30 të tjerë, thanë autoritetet.
Zjarri shpërtheu të mbrëmjen e djeshme në fabrikën e ushqimit dhe pijeve në Rupganj, një qytet industrial pranë kryeqytetit Daka.Autoritetet i thanë agjencisë së lajmeve AP se zjarri u përhap për shkak të kimikateve dhe plastikës të ruajtur brenda ndërtesës.
Një zyrtar i shërbimit zjarrfikës i tha se numri i viktimave mund të rritet, pasi shumë punëtorë nuk ishin llogaritur.
Dëshmitarët e vendngjarjes thanë se shumë punëtorë u plagosën, pasi u hodhën nga katet e sipërme të fabrikës.
Autoritetet deklaruan se punonjësit e fabrikës nuk kishin mundur të largoheshin sepse dera që të çonte te shkallët në çati ishte e mbyllur.