Parashikimi i motit për ditën e sotme 10 korrik 2021

Dita e sotme do të karakterizohet nga moti i kthjellët ku vranësirat do të jenë prezente në zonat malore gjatë orëve të mëngjesit.

Vranësirat do të krijojnë kushte për reshje në zonat veriore ndërsa pasditja do të rikthejë motin e kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje në mëngjes dhe rritje në mesditë duke luhatur vlerat nga 16 gradë deri në 37 gradë Celsius.

Era do fryjë e lehtë, mesatare me shpejtësi 45km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim deri në 3 ballë.