Kur ‘merr vizën e bardhë’ bëhet trim. Kur nuk është nën ‘efektin e vizës’ futet nën fustanin e Artës. Flet edhe për drejtësi, korrupsionin dhe mafien përmes një fletueshke me emrin gazeta DITA, e cila financohet nga paratë e pista, është pjesë e pastrimit të parave të skemave kriminale dhe përdoret për shantazh, për ata që e hanë presionin.
Ky është Alban Dabulla, i njohur si çuni i Artës, një biznesmen kontravers, i lidhur me “Lali Erin” e Bashkisë, por edhe me “Bablokun’. Ky i fundit ka nisur të distancohet nga Dabulla për shkak të zullumeve financiare që i plasën me 8 kompanitë e tij mashtruese, kryesisht atë të basteve “Eurolive” dhe “Telebingo”.
Dabulla ka krijuar një gropë financiare prej 5 milionë eurosh në arkën e Drejtorisë së Tatimeve Tiranë, përmes skemave mashtruese dhe pastrimit të parave, skema të cilat janë dokumentuar nga Prokuroria e Tiranës.
Njeriu që mburej e hapej by…sh nëpër institucionet qëndrore të Tiranës se është mik i ngushtë i Shytëve të “Hakmarjes për Drejtësisë” apo Dritan Dajtit, tani nuk di nga t’ia mbajë dhe në prehërin e kujt qeveritari e zagari të ulet, për t’i shpëtuar arrestimit nga prokuroria e Tiranës.
Çunat që ai dikur i çuante shokë dhe fryhej se e shpëtonin sa herë kishte halle me drejtësinë, e kanë kuptuar që Dabulla është veçse një mashtrues klasik, dhe për pasojë e kanë abandonuar duke i vënë embargon.
Nuk i shkojnë më as pseudo investigimet që boton në fletushkën e tij Gazeta “Dita” dhe as zoçkat valltare të Telebingos Shqiptare, që i administron me Ardit Gjebrean.
Mes sikleteve dhe dambllasë që i ka rënë kohët e fundit, Dabulla e ka ulur sumën në prehërin e “Lari Erit”, i cili përmes fuqisë dhe fijeve të pushtetit arriti ta shpëtojë vetëm përkohësisht Dabullën nga arrestimi.
Edhe pse ‘Lali Eri’, pjesë aferës 500 milionë euro të incenerayorëve që po jetohet nga SPAK, e kishte garantuar se gjyqtarja nuk do ta izolonte në qeli, sërish Dabulla ia mbathi në Dubai deri kur gjyqtarja Oltjona Goxha refuzoi kërkesën e prokurorisë për të prangosur Dabullën, edhe pse prano mashtrimin e madh me Telebingon.
Alban Dabulla, përpos aferave me 8 kompanitë e tij, ka kërcënuar dhe shantazhuar biznesmenin Ylvi Beqja, me qëllim e rrëmbimit të “Vollgës” në Durrës.
Por sapo në lojë hyri Emiljano Shullazi për të marë ish-hotel Vollgën, ‘trimi i çartun’ Alban Dabulla u kthy në mi dhe u fsheh nën fustanin e Arta Dades.
Emri i Alban Dabullës doli hapur në dosjen penale që flet për çështjen “Vollga” në Durrës. Alban Dabulla dhe Vangjush Dako i listës së zezë ishin protagonistët kryesorë të kësaj historie kriminale, për të uzurpuar një nga pronat më të lakmuara në qytetin e Durrësit, që i përket kompanisë Arabe, “Saudi Brothers Company”.
Në këtë histori pazari, Dako dhe narkomani i ish-deputetes Arta Dade, Alban Dabulla, përdorën njëfarë Zanmir Hasa nga Elbasani, kopshtar dhe hyzmetqar i një plake në Selanik të Greqisë.
Zanmir Hasa, nga pastrues banjash e oborresh në vilat e Selanikut, çuditërisht na doli se ishte pronar i madh tokash dhe pronash në Tiranë dhe Durrës. Një nga pronat që Zanmir Hasa kërkonte dhe pretendonte se ishte pronar, ishte dhe ish-hotel Vollga.
Për vite të tëra, ish-hoteli u la në degradim të lirë, por një pretendent i ri për pronësinë u shfaq në Durrës në vitin 2002. Zanmir Hasa, djali i adoptuar i Alije Fortuzit në Greqi, iu drejtua gjykatës së Durrësit me një padi kundër administratorit të kompanisë arabe dhe djalit tjetër të Alijes, Agim Sulës, duke pretenduar se prokura e përdorur në vitin 1994 për shitjen e pronës ishte e paligjshme.
Prapa Zanmir Hasës, financiarisht dhe zyrtarisht qëndronte narkomani Alban Dabulla. Padia solli një reaksion zinxhir procesesh gjyqësore mes përfaqësuesve në Shqipëri të kompanisë arabe dhe Zamir Hasës, ndërsa shumë konflikte u gjeneruan ndër vite mes palëve.
Alban Dabulla, në lojë kishte futur dhe juristin Mirjan Moçi dhe avokatin bixhozgji në pleqëri, Arben Qeleshin, i cili përfaqësonte në këtë gjykim civil, interesat gjoja Zanmir Hasës.
Madje kur zhvillohej gjykimi, Dabulla krekosej para gjyqtarëve duke i premtuar euro dhe franga zvicerane se kështu ja kishin sjellë ata miqtë e tij nga Zvicra.
Brenda 6 seancave gjyqësore dhe pa dijeninë e përfaqësuesve të “Saudi Brothers Company”, është arritur të fitohet në shkallë të parë gjyqi.
Nga ana tjetër, Alban Dabulla, nëpërmjet emrit të argatit të mbëritur nga Selaniku në Tiranë, siguroi një leje ndërtimi nga Këshilli i Rregullimit të Territorit Durrës për zhvillimin e pronës në vitin 2009.
Leja e ndërtimit firmoset me shumë urgjencë nga Vangjush Dako, ndërsa Hasa kishte nënshkruar një kontratë investimi me kompaninë “K& K Group”, sipas së cilës ai përfitonte 40 % të një pallati 6+3 kate.
Në këtë vorbull të vjedhjes së pronës, narkomani Alban Dabulla, fillon e mburet se është mik i atyre të “Hakmarjes për Drejtësi”, apo Dritan Dajtit. Madje kërcënonte Ylvi Beqjan në telefon duke u prezantuar si vetë dora e Dritan Dajtit.
Por gjërat rrodhën shpejt dhe në këtë eufori të Dabullës, ka hyrë Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Plaurent Dervishaj, të cilët shfrynë Dabullën dhe i ‘ngrinë’ buzëqeshjen.
Në fillim Dabulla e mori seriozisht këtë luftë, duke lëvizur me kobure zyrave të hipotekës e duke kanosur me jetë Jurgis Çyrbjen.
Sipas prokurores Elisabeta Imeraj, ish-kreu i hipotekës Çyrbja ka thënë se kishte marrë një mesazh kërcënues nga Alban Dabulla (djali i ish-deputetes socialiste Arta Dade).
Përmbajtja e tekstit kishte tone kërcënuese pasi në të ishte shkruar se Çyrbja, nuk kishte bërë mirë që kishte regjistruar pronën në emër të Shullazit.
“Kontrollo në google për mua se kush jam. Shpatullat e tua nuk mund ta mbajnë kokën tënde”, shkruhej në mesazh.
Por, duket se ishin shpatullat e Dabullës që nuk po e mbanin dot kokën e tij. Loja ishte bërë e rrezikshme.
As Babloku i qeverisë dhe as Saimir Tahiri nuk po e ndihmonte dot.
Kur Dabulla pa se kush kishte hyrë në lojë, ai zbyth nga Vollga dhe shkoi e hyri nën fundin e Arta Dades.
Disa ditë më Dabulla ia mbathi në Dubai sapo prokuroria e Tiranës, kërkoi arrestimin e tij bashku me 19 persona të tjerë.
Dabulla akuzohet nga prokuroria për pastrim të produkteve të veprës penale, pra pastrim parash të pista, mospagim të taksave dhe tatimeve, fhehje të ardhurash dhe organizim i llotarive të palejuara dhe pa liçensë.
Prokuroria ka nisur edhe sekuestrimin e kompanive të Dabullës, i cili po lëviz çdo gur për t’i shpëtuar ndëshkimit ligjor me lobime, ndërhyrje të paligjshme, shantazh, manovra, para të pista etj.