U arrestuan për shpërdorim detyre, KLP pezullon prokurorët Karriqi e Sota

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) sot ka pezulluar nga detyra prokurorët Edmond Karriqi dhe Maksim Sota.

Bëhet me dije se Prokurori Maksim Sota dhe Prokurori i i Kukësit Edmon Karriqi janë pezulluar nga detyra për shkak të masës së arrestit. Vendimi për pezullimin nga detyra është marrë me 10 vota pro.

Prokurorët akuzohen për “shpërdorim detyre”. Prokurori Karriqi ishte prej kohësh në përgjim nga SPAK dhe u kap teksa i kërkoi vëllait të një dënuari, shumën e 2 mijë eurove, për të ulur dënimin. Pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut të vendosur.

Ndësa Makim Sota është një nga të shënjestruarit e SPAK dhe i akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, lidhur me operacionin e fundit të koduar “Shpirti”.

Maksim Sota është lënë në “arrest shtëpie”, ndërsa Edmond Karriqi në “arrest me burg”.