U denoncua nga in-front.org/policia e shtetit prangos 3 persona në Durrës

Korrupsioni në policinë e shtetit është ulur këmbkryq dhe në shumë raste favorizon krimin.

In-front.org ditën e djeshme ka denoncuar një veprim kriminal të kryer nga policia e shtetit e cila në mënyrë të dukshme favorizonte lojrat e fatit.

Policia kishte kryer kontrolle  në disa ambjente në qytetin e Durrësit, por në mënyrë të qëllimtë nuk e kishte konstatuar veprimtarine e paligjshme të lojrave të fatit.

Vetëm 1 ditë pas publikimit nga ana jonë, u bë e mundur ndërhyrja e policisë.

Denoncimi ishte si më poshtë:

Komisariati i policisë Durrës dhe efektivë të postës policore në Plepa, kanë ushtruar një kontroll të befasishëm në ambjentet e hotelit luksoz, Adriatik në Durrës.

Kontrolli ka qënë i befasishëm, pasi është marë njoftimi për një ndërtim pa lejë në ambjentet e këtij hoteli luksoz. Por teksa policia orvatej në dhomat e hollet e hotelit, ka vënë re se në këto ambjente ishte ndërtuar dhe po vijonte të ndërtohej një kazino e madhe,e cila pjesërisht ishte vënë në funksionim.

Hotelit me 5 yje që ndodhet në zonën e Plazhit në Durrës, tashmë i është shtuar dhe një ambjent kazinoje, e cila nga sa mësohet administrohet nga Bledar Sinani, ose siç njihet ndryshe si “Dari i Apex”.

Policia e Durrësit, pas kryes së veprimeve verifikuese mësohet se është larguar sërisht, duke mos arritur të bllokojë aktivitetin e jashtëligjshëm të kësaj kazinoje, që po hapet në zonën e Plazhit në Durrës.

Në këtë operacion të kryer nga policia e Durrësit, mësohet se ka marë pjesë edhe inspektorë të Agjensisë së Monitorimit të Lojrave të Fatit.

Kjo agjensi nuk ka dhënë miratimin e liçencës për “Darin e Apex”, por ky i fundit vazhdon të hapë nipte sekondarë në Tiranë, Shëngjin, Durrës e qytete të tjera,duke pëhrdorur si imazh ligjshmëhrie vetëm liçencën e “Grand Casino”, “Plazza”.

Ndërhyrje e policisë, gjatë ditësh së djeshme është mbajtur larg syrit të medias online dhe televizive. Kjo për shkak edhe të influencës së madhe që ka Bledar Sinani.

Në fakt, “APEX” është emri i firmës që kishte monopolin e kazinove me pronar Dajlan Avdi e Gledi Avdi (Avdia) i lojërave “Bet-07” me dosje trafiqesh në Gjermani, të cilët i shitën aksionet 5 muaj para se Edi Rama, të nxirrte ligjin për mbyllejn e lojërave të fatit, gjë që tregon se janë paralajmëruar prej Edi Ramës.

Ndërsa 2 vite pas mbylljes së lojërave të fatit, ata lobuan te Edi Rama për të nxjerrë ligjin e lejimit të kazioneve vetëm në hotele me “5 Yje”, ndërkohë që së bashku, kishin filluar dhe biznesin e ndërtimit të pallateve në qendër të Tiranës.

Emri i Bledar Sinanit, është mjaft i lakuar në skemën e pastrimit të parave, tregtisë së drogës dhe elementëve të tjerë kriminalë. Ajo që ka sjellë më tepër skandal dhe që ka çertifikuar, “Darin e Apex”, në hajdut është fakti se ai ka vjedhur dhe klientët e kazinozë që administron në qëndër të Tiranës.

Manipulimi më i fortë që mendohet se ka sjellë të ardhura të jashtëzakonshme, në dëm të lojtarëve, pretendohet se ka ndodhur në lojën e ruletës.

Shumë prej lojtarëve si ata që konsiderohen “peshkaqenë”, pra lojtarët big, por edhe lojtarët e vegjël kanë pikasur se gjatë lojës së roulettës, rrotullimet e zarit në pjatën e lojës nuk janë normale, kryejnë xhiro të pandalueshme, jashtë normalitetit dhe standardeve të lojës.

Ky fenomen i përsëritur në mënyrë të shpeshtë dhe i kapur nga shumë lojtarë, ka krijuar dyshime të forta për manipulim. Shumë prej tyre e kanë ngritur këtë shqetësim edhe tek ekipi menaxhues i Grand Casino Tirana.

Vetëm pas këtij denoncimi ditën e sotme janë marë masa për goditjen e paligjshmerise.

Njoftimi i plotë i policisë.

Durrës/Vijon operaconi “Fati i lojërave”.

Goditet një tjetër rast i ushtrimit të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen ruleta, tavolina dhe aparate elektronike që përdoren për zhvillimin e lojërave të fatit.

Në vijim të operacionit “Fati i lojërave”, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një ambient të marrë me qira nga një shtetase, në lagjen nr.13, Durrës, po ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë bërë të mundur evidentimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Si rezultat u bë arrestmi në flagrancë i shtetasve:

M. O., 48 vjeç, R. C., 33 vjeç dhe S. S., 38 vjeç, të tre banues në Durrës.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetases R. Z., e cila kishte marrë me qira ambientin ku zhvilloheshin lojërat e fatit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 93 aparate elektronike që shërbenin për lojërat e fatit, 4 tavolina dhe 4 ruleta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.