Është mbajtur sot masa e paraburgimit ndaj Dardan Krivaqas i cili masakroi për vdekje bashkëjetuesen e tij 18-vjeçaren, Marigona Osmani.
Mësohet se ai nuk ka folur asnjë fjalë që nga momenti i arrestimit.
Krivaqa ka zgjedhur të mbrohet në heshtje dhe s’ka folur as me vetë avokatin. Të akuzuarit iu përkeqësua gjendja shëndetësore në Gjykatë, por mjekët vendosën që seanca mund të vazhdojë teksa avokati dyshon se Krivaqa mund të ketë edhe problem emocional.
“Ende po e presim vendimin e gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit. Klienti im nuk ka deklaruar asgjë. As me mua nuk ka folur. Në këtë fazë është mbrojtur në heshtje. Kurrgjë s’ka folë. As mua nuk më ka dhënë autorizim që të flasë për të. E ka shfrytëzuar të drejtën me u mbrojtë në heshtje.
Nuk e ka kundërshtuar paraburgimin. Çështjet tjera vijnë me kalimin e kohës. Gjendja e tij shëndetësore ishte ashtu e keqe, por mjekët konstatuan se mund të vazhdonte seanca. Nuk e di (çfarë problemesh ka pasur), sigurisht emociale. Ndoshta ka edhe raport mjekësor që do të bëhet, por atë e merr gjykata”, tha avokati Salihu.