U pezullua sepse shkaktonte mpiksje gjaku/ OBSH: S’ka arsye për të ndaluar AstraZeneca

Bullgaria, Danimarka, Norvegjia, Islanda, Italia dhe Rumania janë ndër vendet që kanë ndaluar përdorimin e saj.

Ditën e djeshme një zëdhënëse e OBSH-së tha se nuk kishte asnjë lidhje midis vaksinës dhe një rreziku të një mpiksje gjaku. Rreth 5 milion europianë kanë marrë tashmë vaksinën AstraZeneca.

Ka pasur rreth 30 raste në Evropë të mpikjes së gjakut tek personat, pas përdorimit të kësaj vaksine, raportojnë mediat e huaja.

Në Itali u raportua se një 50-vjeçar kishte vdekur, pasi injektimit të vaksinës AstraZeneca.

“Një analizë e të dhënave tona të sigurisë prej më shumë se 10 milion shënimesh nuk ka treguar prova të një rreziku në rritje të embolisë pulmonare ose trombozës së venave të thella”, tha një zëdhënës i OBSH.