Çudirat nuk kanë të sosur në Shqipëri por ajo që është tragjike për këë vend është mënyra sesi kriminelët shfaqen si dëshmitarë dhe të pafajshëm nëpër gjykatat tona.
Ja sesi shtetasi Kotro i shpëtoi paq drejtësisë duke korruptuar gjyqtarin, dhe u paraqit në gjyq si dëshmitar por provat tregojnë të kundërtën. Rezulton e provuar se ngarkesa e kontinierit me 52 fuçi vaj palme është përgatitur në Kolumbi me destinacion Europën. Gjithashtu, në Kolumbi, brenda fuçive me vaj palme, është fshehur në formë të shkrirë dhe një sasi e madhe kokaine, e cila sipas aktit të ekspertit kimik të kryer nga autoritetet belge, ka rezultuar se në përmbajtjen e mostrave objekt ekspertimi, përqindja e kokainës ka variuar nga 3%, 4%, deri në 8%, lëndë narkotike e llojit kokainë, e cila në total arrinte peshën 200 kg kokainë.
Përgjimet nxjerrin zbuluar Kristaqin pasi në përgjimin e bisedës më datë 20.03.2011, ora 11:51, krimineli Kotro ka marrë në telefon shoferin dhe i thotë: “A e takove Arjanin (Arjan Lezaj) dhe ç’të ka dhënë?” Këtu del qartë se Kristaq narkotiku ka pasur dijeni të plotë mbi ngjarjen dhe ka qenë porositësi i këtij kamioni. Bëjmë me dije se firma që ka porositur kamionin dhe firma që priste mallin, firma “INTER-KRISS” Sh.p.k dhe firma “AE-1 MERENTINO” janë të dyja firma të bosit të kokainës Kristaq Kotro, të dyja me adresë Zona Industriale, Gjirokastër.
Përse heshti gjykata dhe policia dhe lanë kriminelin Kotro të lirë, apo mos vallë palët bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe po përfitojnë në kurriz të shoferit që u dënua.
Narkotrafikanti vazhdon dhe sot të endet I lirë, ndërsa gjqtarët kalojnë të qetë vettingun dhe pa problem pasi gjyqtarë të tillë u duhen kriminelëve si Kotro për t’I mbrojtur nëpër gjykata.