Varhelyi ultimatum opozitës: Pa një parlament të plotë s’mund të ecet përpara në BE

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi me kryeministrin Edi Rama po mbajnë një konferecë të përbashkët në Rinas.

Varhelyi është pyetur nga gazetarët në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Ai tha se e ka ndjekur të gjithë procesin dhe se BE pret që të shikojë pretendimet që kanë për parregullsitë apo blerjen e votave.

Ndër të tjera komisioneri tha se me rëndësi është që Kuvendi të jetë i plotësuar edhe me opozitën, ndryshe nuk mund te ecet përpara për në BE.

“Ne kemi një ambasador vërtetë shumë të mirë në Shqipëri, kështu që ne jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe për zgjedhjet, jam shumë i kënaqur për punën që ai po bën. Unë kam ndjekur dhe atë që ka thënë OSBE/ODHIR, pas një fushate të zjarrtë ne na duhen rezultate të qarta.

Ne duhet të shohim të gjitha parregullsitë, qoftë edhe pretendimet për blerjen e votave. Po pas këtij do na duhen rezulatatet përfundimtare. Kuvendi të fillojë nga puna e vet shumë shpejt për reformat e BE. Pa një parlament të plotë nuk mund të ecet përpara drejt bashkimit Europian

Në rast se do të hapet konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë, puna duhet të përshpejtohet, ne të gjithë duhet të shohim rezultatet e procesit të apelimit,” tha Varhelyi ndër të tjera.