me për urat e pushtuara janë aq të frikshme, saqë shumë njerëz udhëtojnë qindra kilometra më shumë vetëm për të mos kaluar nëpërmjet urave të pushtuara Shtëpia e Lizzie Borden-it Bëhet fjalë për një rast i cili ka ndodhur kaherë, por ndërtesa ku ndodhi kjo ngjarje, tani është shndërruar në hotel. Në vitin 1892, shtëpia në adresën 92 “Second Street” në Fall River të Masaçusetsit ishte skenë e një krimi të egër, i cili do ta trondiste tërë Amerikën. Trupi i Abby Borden-it ishte zbuluar në dhomën e gjumit, pasi që ishte vrarë me shumë goditje të mprehta, sa që thuajse ishte bërë e paidentifikueshme. Në sallon ishte gjetur kufoma e burrit të saj, milionerit Andrew Borden, në një gjendje edhe më trishtuese.
E dyshuara kryesore e këtij krimi ishte vajza e tij e vogël, Lizzie. Motrat Lizzie dhe Emma, që të dyja në të tridhjetat, jetonin me prindërit. Në kohën kur ndodhi ky krim, ishte e paparamendueshme që një femër mund të bëjë krime të këtilla. Kjo dhe disa rrethana të tjera, bënë që juria ta shpallte Lizzie-n të pafajshme. Ajo u lirua, por gjatë tërë jetës u leçit nga banorët e qytetit. Në hotel shpesh organizohet një aktrim i ngjarjes së tmerrshme, si atraksion për turistët. Shtëpia e vrasëses serike Dorothea Puente Dorothea Puente kishte pasur një rini problematike, ku përfshiheshin martesat e paqëndrueshme, abortimet dhe fëmijët të cilët ia kishin marrë për adoptim. Veprimtaria e saj kriminale filloi dalëngadalë, në fillim me falsifikim të çeqeve, e më pas me prostitucion dhe me shoqërim me meshkuj pleq, me qëllim të përfitimit nga pasuria e tyre. Më pas ajo hapi një pansion.
Aty i vriste pleqtë me qëllim të përfitimit nga sigurimi i tyre. Pasi që i vriste pleqtë, ajo e kishte një dhomë të veçantë ku së pari i linte që t’iu derdhej gjaku në tërësi, e më pas i varroste para dhe prapa shtëpisë. Ajo u dënua me burg të përjetshëm në vitin 1993. Tani duhet të paguani 30 dollarë, nëse doni ta vizitoni këtë shtëpi. Shtëpia e vrasësit serik Jeffrey Dahmer Dahmer ishte punëtor fabrike i cili, pasi që u arrestua në vitin 1991, pranoi të kishte vrarë 17 djem të rinj. Shumë nga viktimat, pasi që i kishte torturuar, ai edhe i kishte hëngër pjesërisht. Vetëm disa vjet pas burgosjes, ai u vra nga një i burgosur tjetër. Në atë që kishte mbetur nga shtëpia e tij, vizitorët dikur paguanin disa dhjetëra dollarë për t’u njoftuar me disa nga detajet më të tmerrshme të vrasjeve të tij.
Por, pas reagimit të banorëve lokalë, si dhe të familjarëve të viktimave, ky “atraksion turistik” u mbyll. Burgu shtetëror në Misuri “Vendi më i përgjakshëm në Amerikë”, kjo është fjalia fillestare në ueb sajtin e Burgut shtetëror të Misurit, fjali e cila u përdor në vitin 1967 nga revista “Time” për ta përshkruar atë. Ky burg funksionoi midis viteve 1836 dhe 2004. Para se të mbyllej, ai ishte burgu më i vjetër funksional në pjesën perëndimore të SHBA-së. Gjatë kohës sa funksiononte, në një qeli të vetme vendoseshin deri në tetë të burgosur. Për shkak të kësaj mbingarkese, rrahjet dhe vrasjet në mesin e të të burgosurve ishin përditshmëri. Ky objekt sot shërben si atraksion turistik, ku vizitorët kanë rastin ta shohin edhe Dhomën e gazit, ku ishin ekzekutuar 40 të burgosur.