Vetting: Elisabeta Imeraj Prokurorja e hekurt përballë hamshorit(falsifikatori) Roland Ilia

Elisabeta Imeraj, drejtuese e Prokurorisë së Tiranës u përball ditën e sotme me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Olsi Komici dhe Roland Ilia.

Ky i fundit njihet për aferat korruptive në të cilat është përfshirë. Roland Ilia edhe pse Anëtar i Komisionit të Pavarur të Kualifikim (KPK) ka vërtetuar se nuk ka ditur të bëjë si duhet detyrën e tij dhe për më tepër ka marrë postin duke shkelur edhe ligjin. Ai kandiduar nën siglën e Partisë G99 në vitin 2009, parti e cila është drejtuar në atë kohë nga Erion Veliaj. Ai gjithashtu ka ndihmuar bashkëshorten tij të transferohet nga Shkodra në prefekturen e Tiranës.

Nga ana tjetër pikërisht ky komisioner që mbart një listë të gjatë faktesh që e penalizojnë automatikisht nga Vettingu,i është dhënë e drejta të gjykoj një prokurore të ndershme, prej të cilës duhet të marr shembull e gjithë drejtësia shqiptare.

Elisabeta Imeraj përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe punoi për 13 vite si prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në gusht 2018, ajo u komandua si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, ndërkohë që kishte kandiduar për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Seanca dëgjimore e KPK-së me Imerajn po zhvillohet më shumë se dy vjet e gjysmë pas shortimit të saj si pjesë e listës prioritare të vetingut dhe pas largimit nga trupa të anëtares Genta Tafa Bungo. Në tetor 2019, Imeraj deklaroi se kishte bërë padi divorci ndaj bashkëshortit, pasi ky i fundit i kishte mbajtur të fshehtë një përplasje ‘verbale dhe fizike’ me ish-kryetaren e KPK-së, Genta Tafa Bungo.

Imeraj madje është kandidate për t’u emëruar si drejtuese e Prokurorisë së Tiranë.