Reforma në Drejtësi ka hasur mjaft problematika që në nisjen e procesit. Ajo që bije në sy është procesi i cunguar dhe i kapur nga politika. Krisja e këtij procesi qëndron në përzgjedhjen e Darian Pavlit si ekspert i Reformës në Drejtësi.
Ai ka shërbyer si këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, çka do të thotë se kjo reformë është konceptuar dhe zbatuar nga Fondacioni ‘Soros’. I gjithë ky fakt hedh poshtë besushëmërinë, paanshmërinë dhe efektivitetin që nga rrënjët e kësaj reforme.
Për më tepër Darian Pavli është është zgjedhur në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut, edhe pse nuk ka asnjë eksperiencë gjyqësore, por thjesht se ka punuar për Fondacionin e Soros në Shqipëri.
Ky bashkëpunim mes Komisionit të Posaçëm dhe Fondacionit Shoqëria e hapur për Shqipërinë, Soros është një konflikt i kapur interesi, gjë e cila është mbajtur e fshehtë për vite më rradhë. “Mbështetja e padiskutueshme” e këtij fondacioni për Komisionin e Posaçëm ka degraduar në një procës simbiotik për përfitime të ndërsjellta.
“Dëshira” e fondacionit Soros është plotësuar duke qene se në listën e grupit të ekspertëve për Amendimet dhe Gjykatën Kushtetuese figuron edhe emri i Darian Palvit.
Emri i Pavlit figuron në dokumente si ekspert ligjor i ‘EURALIUS’ dhe si jurist i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, që i përket miliarderit të shumëpërfolur George Soros.
Ndërhyrja e politikës në çështjet e drejtësisë ka çuar në një dystandartizim dhe pikërisht këta elemente janë bërë pengues për ecurinë normale të Reformës në Drejtësi. Qytetarëve u ka humbur besimi, pritshmëritë janë ezauaruar pavarësisht se që nga fillimi i këtij procesi u propagandua për shkuljen me rrënjë të korrupsionit.