Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në Shqipëri, Genoveva Ruiz ka përcjellë disa mesazhe në lidhje me sulmet që janë bërë kundrejt saj në lidhje me procesin e vettingut.
Në deklaratën e saj Calavera ka thënë se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë dhe stafi i tij kanë qenë shënjestër për lajme të ndryshme. Calaverës i qënkan shkaktuar dhimbje nga lajmet pasi nuk mundi dot ta monitoronte procesin e vettingut por e futi në një ngërç në të cilën kishte dorë dhe qeveria.
Mesa kuptohet, Calavera ka mësuar huqet e këqija shqiptare që shpifin aty ku nuk duhet dhe përpiqen ta mbulojnë të vërtetën me shoshë, por mjaft më zonja Calavera pasi mirë që nuk e monitoruat reformën në drejtësi por e degraduat sistemin në një pikë që vështirë të bëhet me moniorues si ju.