Vettingu shkarkon prokuroren Rita Gjati/ Shpërtheu në lot dhe braktisi sallën

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (shkalla e parë e vettingut) shkarkon nga detyra prokuroren e Kukësit Rita Gjati, pas problemeve me të treja kriteret.

Gjati u shpall e shkarkuar sot pas një seance dëgjimore, të cilën e braktisi pasi kërkesa e avokatit të saj për shtyrje nuk u mor parasysh. Relatimi gjatë seancës dëgjimore zbuloi probleme me të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Trupa gjykuese për Gjatin përbëhej nga Alma Faskaj, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo.

Në seancën paraprake, ajo shpërtheu në lot dhe braktisi sallën kur trupa e vettingut konstatoi probleme me pasurinë dhe kontaktet me një trafikant droge.