Video: Dëmtoi kanionin e lumit Sinec zonë e mbrojtur/kallzohet penalisht masha e oligarkut Salillari Fredi Mara

Ditë më parë ju kemi denoncuar me zë dhe me figurë se si bashkia Kuçovë është duke shkaktuar një dëm mjedisor, gjatë zhvillimit të lejes së ndërtimit me Nr. 3562/1, datë 14/10/2020,  ku pretendohet se po ndërtohet ujësjellësi për fshatrat: Lumas, Pëllumbas, Shqezë, Vodez, Bardhaj, Krekëz, Koritëz.

https://youtube.com/shorts/8POobzfgoF0?feature=share

 

 

Kompania zhvilluese e cila po ndërton këtë leje ndërtimi është  shoqëria “FLED” sh.p.k, me administrator Fredi Marra e cila konstatohet se ka shkatërruar monumentin e natyrës Kanionin e Lumit Sinec, zonë e Mbrojtur dhe shpallur  Monument Natyre , me Vendimin e Kshillit të Ministrave 676  datë 20.12.2002 (për shpalljen si zonë e mbrojtur dhe monuiment natyre).

Ky fakt është i konstatuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, vërtetuar nga shkresat me akt konstatimin përkatës, e cila është e shkruar e zeza mbi të bardhë dhe ka bërë me dije se mbas inspektimit të kryer nga inspektorët përkatës, është konstatuar se nga Bashkia Kuçovë dhe subjekti ndërtues “Salillari” sh.p.k,  kanë kryer punime brënda zonës së mbrojtur të kanionit të lumit Sinec, zonë e mbrojtuar kategoria e tretë me VKM 676, datë 20.12.2021 pa leje përkatëse.

Agjencia Kombëtare e zonave të mbrojtura  nga monitorimi i  kryer me datë 26.07.2021 në monumentin e  natyrës “Kanioni i  Sinecit” ka  konstatuar se po kryhen punime të paligjshme nga subjekti “Salillari” sh.p.k i cili është kontaktuar nga Bashkia Kuçovë për ndërtimin e një ujësjellësi, që cënon drejpërdrejtë” territorin e shpallur “Monument  Natyre “ me VKM 303, Datë 10.05.2019 “Për miratimin e listës së rishikuar të përditësuar, të monumentet e natyrës Shqiptare” dhe sipas ligjit të zonave të mbrojtura Nr. 81/2017  neni 17 pika 1 zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes e njëtë me “Rezervë Strikte” dhe sipas ligjit rrethohet nga një zonë buferike me gjerësi deri 200 metra nga perimetri i monumentit.

Tënderi po zbatohet nga shoqëria “FLED” sh.p.k e cila është nënkontraktuar në kundërshtim me ligjin nga subjekti ndërtues “Salillari” sh.p.k.

Njëkohësisht  nga shoqëria “FLED” sh.p.k. me administrator Fredi Marra është duke u zhvilluar projekti ndërtimit me Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 , jashtë lejes përkatëse dhe  kjo shoqëri është duke shkatërruar bimësinë dhe shtratin e lumit të Sinecit pa leje përkatëse, pasi po ti bazohemi projektit kjo shoqëri duhet ta zbatoj projektin  jo anës lumit por anës rrugës e specifikuar kjo në  faqen 17 të projektit dhe raportit të ndikimit në mjedis e cila specifikon në mënyrë të qartë se: Internerari i propozuar i tubacionit do të ndjekë pjesërisht kanalin ekzistues vaditës dhe pjesa tjetër do të shtrohet përmes rrugës bashkiake ( dhe /asfalt/zhavorr).

Në disa pjesë të tubacionit ka kalim lumi, LT zgjerohet pjesërisht përmes rrugës me dhe /asfalt/zhavorr, e cila duhet të rehabilitohet pas shtrimit të tubit, pjesa tjetër do të shtrohet anash rrugës së asfaltuar. Kjo LT të con në LT të Bardhajt LT01B. Linjat Transmetuese që do të furnizojnë të dy rezervuaret e Lumasit RES01LUM/RES02LUM dhe stacionin e pompimit PS01 do të lidhen gjatë rrugës.

Duhet të ndërtohen 4 kalime lumi me tub ure ku ndërkohë nuk është ndërtuar asnjë dhe kjo është e vërtetuar me vidoet përkatëse që po jua vëmë në dispozicion.

Sipas projektit këto kalime me urë duhen ndërtuar për shkak të terrenit shkëmbor dhe të thepisur, prandaj nevojitet të ndërtohet ana e lumit.

Sipas projektit këto kalime me urë në këtë LT do  të përfshihen gjithashtu edhe puseta kontrolli ku në realitet nuk ka asnjë.

Njëkohësisht ky fakt është i pasqyruar në faqen 25 të Raportit Teknik të kryer për këtë leje ndërtimi. Në asnjë moment nuk është specifikuar në projektet përkatëse se duhet të punohet në shtratin e lumit dhe duhet të shkatërrohet ky shtrat dhe bimësia përreth saj.

 

Shoqëria “FLED” sh.p.k. me administrator Fredi Marra ka shkatërruar rreth 3000 metër linear shtrat lumi të kanionit të sinecit dhe bimësinë e tij, njëkohësisht është e konstatuar qartë se ka shkatërruar monumentin e natyrës Kanionin e Lumit Sinec, zonë e Mbrojtur dhe shpallur  Monument Natyre , me Vendimin e Kshillit të Ministrave 676  datë 20.12.2002 (për shpalljen si zonë e mbrojtur dhe monuiment natyre).

Krimi i kryer nga kryetari Hajdari dhe me djeni të plotë të kokës së Korrupsioniot Blendi Klosi vazhdon dhe me mbështetjen e 300 forcave të policisë të trafikantit Geron Seitllari shef i komisariatit Kuçovë.

Ditët në do tju paraqesim video dhe dëshmi rrënqethëse se si trafikanti Geron Seitllari, shef i komisariatit Kuçovë, në bashkpunim me persona me rekorde kriminale është pronar i  parcelave me hashash.

Trafikanti Geron Seitllari shef i komisariatit Kuçovë gjen shkak dhe prdor policinë e shtetit me qëllim që të largohet vëmëndja nga parcelat e hashashit  duke i mbrojtur ato dhe për këtë arsye dhunon banorët e fshatit Lumas.

Për faktin e mësipërm shoqëria “FLED” sh.p.k, me administrator Fredi Marra është kallzuar penalisht dhe është proçeduar dhe dokumentuar gjithë krimi mjedisor i kryer nga kjo shoqëri.