Punonjësit e IKMT shembën ditën e sotme një pallat tjetër në zonën e Astirit, për t’i hapur kështu rrugë projektit të Unazës së Madhe.
Siç mund ta shihni dhe në video, ndërtesa gjigante bie menjëherë, duke u shkatërruar plotësisht, pasi punonjësit e IKMT i presin kollonat.
Pavarësisht shtëllungave të mëdha të tymit, forcat e zjarrfikëses ndërhynë për të bërë të mundur lokalizimin e tij, përmes hedhjes së ujit.