(VIDEO)Akoma tym e flakë te “Casa Italia” edhe në orët e para të mëngjesit

Mesa duket zjarrëfikësist nuk kanë arritur akoma të neutralizojnë situatën, pasi edhe pse kanë kaluar shumë orë që nga nisja e zjarrit, tymi ka mundur zonën e Kthesës së Kamzës. Arjan Sala, roja i sigurisë i cili dyshohet të ketë humbur jetën në magazinën që u përfshi nga zjarri pasditen e djeshme tek mbikalimi i Kamzës, ende nuk është gjetur. Familjarët e tij ndodhen në vendëngjarje me shpresën se i riu do të dal gjallë nga magazinna.

Mësohet se roja rreth 30-vjeç u fut në magazinë për të shpëtuar punonjësit nga zjarri që kishte rënë, por dyshohet se ka mbetur  vetë brenda. Familjarët kanë tentuar të lidhen disa herë me të nëpërmjet celularit, por ai nuk është përgjigjur.

Xhaxhai i 30-vjeçarit mbrëmë tha se shpresat i kanë vetëm te Zoti, pasi shteti nuk e ka bërë detyrën. I riu është prind i një djali 2 vjeç dhe kishte disa vite që punonte në sektorin e sigurisë në këtë magazinë, ndërsa tashmë ishte përgjegjës.