Vijon zjarri i madh, flakët përfshijnë pyjet e Radhimës

Zjarret janë bërë kryefjala e këtyre ditëve pasi fatkeqësisht kanë pushtuar shumë sipërfaqe të mëdha të vendit tonë ku në Vlorë raportohet të jenë djegur hektarë të tërë me bimësi dhe pyje.

Flakët kanë pushtuar pjesë të mëdha të pyjeve të Radhimës dhe situata është bërë mjaft kritike, pasi rrezikohet edhe Parku Kombëtar i Llogarasë.