Votohet në parlamentin grek dekreti për zgjerimin e ujërave territoriale

Parlamenti grek votoi ditën e sotme dekretin për zgjerimin e ujërave territoriale në detin Jon.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ministri i i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias  deklaroi se zgjerimi i hapësirës detare nga 6 në 12 mijë i shton Greqisë rreth 10,079 kilometra katrorë territor.

Dendias komentoi pozitivisht edhe qëndrimin e Ramës në lidhje më këtë cështje.

“Asnjë kryeministër Greqisë, në çdo kohë, nuk do të negocionte çështjen e ujërave territoriale, sepse ajo është një çështje e sovranitetit të shtetit. Vendet fqinje e kuptojnë ushtrimin e së drejtës sonë.

Kryeministri shqiptar, Rama, bëri një deklaratë të qartë e cila e nderon, kur u kritikua nga opozita, se është një e drejtë absolute e Greqisë, ashtu si Shqipëria ka ushtruar të drejtën e saj absolute, pa pyetur Greqinë”.