Kanë kaluar 14 muaj, banorët e pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Durrës ende në pritje

Ditën e sotme, Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferri ka bërë me dije se dhe pse kanë kaluar 14 muaj banorët e pallateve në Durrës janë në pritje dhe nuk kanë asnjë mbështetje nga Bashkia.

Banorët theksojnë se  grupi i ekspertëve francez të cilët inspektuan pallatin menjëherë pas tërmetit në vitit 2019, konstatuan se pallati ishte i dëmtuar. Ata cilësojnë se asush nuk ka ardhur më ta shikojë masakrën që është bërë dhe se nuk kanë ku të rrinë. Ata i bëjnë thirrje Edi Ramës ta shohë më me seriozitet problemin e tyre pasi deri tani i ka mbajtur me gënjeshtra dhe premtime boshe.

Banorët kanë shkuar disa herë në Bashki por askush nuk i ka trokitur në derë për të zgjidhur problemin e tyre. Disa prej banorëve jetojnë me qera, të cilën nuk a rimburson as shteti dhe as bashkia.

Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës Xhaferri, i cili dëgjoi shqetësimet e banorëve rikujtoi se qeverisë shqiptare i janë dhënë mbi një miliard euro nga BE dhe SHBA për rindërtimin nga tërmeti.

“Shteti t’u japë siguri nëse në këtë pallat jetohet apo nuk jetohet. Deri tani, siç vetë kryeministri e ka quajtur, bashki alabakësh, nuk kishte si të ndodhte ndryshe se edhe qeverinë e ka me alabakë. Këta njerëz në vuajtje e dinë se çdo të thotë të darkosh tek Nusreti në Dubai,  kur popullin e kanë në këtë gjendje. Darkojnë për të shitur Portin e Durrësit, për të shitur portin e këtyre qytetarëve që pasi kanë 7 vite që e kanë masakruar, tani në ikje e sipër banda kërkon ta shesë”, tha drejtuesi i PD në Durrës.