Italiani, Marco Romeo i cili dyshohet për vrasjen e shqiptares dhe një gruaje tjetër i ka dërguar një letër gjykatës hetuese në të cilën ai siguron se dëshiron të rrëfejë krimin e vrasjes së Paulës. Sipas mediave italiane Romeo në letër ka treguar gjithçka që ka ndodhur pasi që kur hyri në burg ai ka pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë me Zotin dhe është plotësisht i penduar.
Në lidhje me vrasjen e Paulës ai ka pranuar se ka pasur një përleshje të mëparshme dhe më pas e ka kapur nga qafa dhe e hedhur në tokë. Ajo bërtiti për ndihmë, por se ai u përpoq ta sulmonte dhe ai e vrau. Ai thotë se nuk i kujtohet gjë tjetër, pasi e kapi paniku dhe iku.
Italiani gjithashtu dyshohet se ka vrarë edhe shqiptaren Sibora Gagani. Shqiptarja ishte në një lidhje me italianin dhe në vitin 2024 u zhduk. Kufoma e Gaganit u gjet e murosur dhe e mbështjellë me çanta dhe brenda një kutie druri.
Romeo këmbëngul se nuk ishte përgjegjës për vdekjen e saj, por pranon se e kishte fshehur trupin e saj. Ai gjithashtu shtoi se i vinte keq “që bëri diçka kaq të neveritshme”. Më tej ka shtuar se ka qenë vëtë ai i cili ka treguar se ku ishte fshehur teupi i shqiptares ndërsa agjentët e kanë “shitur” duke gënjyer dhe thënë se ai është përgjegjës për vdekjen e saj edhe pse ai e mohon. Romeo rrëfeu majin e kaluar se kishte murosur Siborën pasi pa foton e saj në një tabelë në komisariat pasi ishte arrestuar për vrasjen e Paulës. Pas krimit të rëndë Romeoa pasi ka vrarë Siborën ka përdorur acid për të zhdukur trupin.
Sibora Gagani u shpërngul me Marcon në Costa del Sol në vitin 2011 dhe u zhduk më 7 korrik 2014 , menjëherë pas ndërprerjes së marrëdhënies me të, datë që nga ajo kohë familja e saj, e cila banon në Itali, nuk e dinte vendndodhjen e të resë. Hetimi për zhdukjen e Gaganit rifilloi disa ditë pasi Marco u arrestua për vrasjen me thikë të ish-partneres së tij Paula.