Xhensila Pine komisionerja “matrapaze” ndërton pa leje në mes të Tiranës në kundërshtim me arsyetimin e sajë në vendimin e Sokol Sadushit

Xhensila Pine është antare e KPK e cila ka burime jo të ligjshme financiare dhe me burime të dyshimta lekësh të cilat vijnë nga krimi i organizuar dhe pikërisht kur kjo e fundit ka punuar në “Drejtorinë e Pastrimit të Parave”

Xhensila Pine në një arsyetim të një subjketi dhe pikërisht kundër Sokol Sadushit arsyeton se:

Në deklaratën e pasurisë “Vetting”, bashkëshorti i subjektit ka deklaruar: “apartament banimi me sip. 81.69 m2 shtesë kati mbi objektin ekzistues, me vlerë 1.638.095 lekë referuar situacionit, me burim nga të ardhurat familjare “ 27.2 Në deklaratën periodike vjetore të vitit 2010 bashkëshorti i subjektit ka deklaruar: “depozituar në zyrat e ALUIZNI-t një kërkesë për banorët e pallatit për legalizimin e ndërtimit të kryer brenda kushteve teknike, si rrjedhojë e rikonstruksionit të çatisë së pallatit.

Pagesa për pjesën me sip. prej 85 m² nuk është kryer ende, për arsye se është caktuar për t’u paguar në vitin 2011 “ 27.3 Në deklaratën periodike vjetore të vitit 2011 bashkëshorti i subjektit ka deklaruar: “mobilim shtëpi banimi për vitin 2011, në vlerën 2.000.000 lekë.“. 27.4 Në deklaratën periodike vjetore para fillimit të detyrës të datës 18.12.2014, bashkëshorti i subjektit ka deklaruar: “legalizuar apartamenti në vlerën 2.000.000 lekë, deklaruar në vitin 2010, si shtesë kati në proces legalizimi dhe në vitin 2011 si pagesë e kryer për ndërtim e mobilim” Neni 266 i Kodit të Procedurave Civile.

Ajo më tej arsyeton se kam ndarë mendim se në kuptim të ligjit nr. 84/2016, analiza e këtyre gjetjeve, mbas analizimit te shpjegimeve te subjektit,duhet të bëhej integrale, për sa ato afektonin njëra-tjetrën. Pas administrimit të provave dhe shpjegimeve, konkluzioni i shumicës për mospërputhjet e mësipërme ishte se, deklarimi i destinacionit të përdorimit të kësaj shume nga bashkëshorti i subjektit të rivlerësimit në deklarimin periodik vjetor të vitit 2011, vlerësohet të mos jetë i qartë në raport me deklarimet e tij ndër vite, para dhe pas këtij deklarimi, paqartësi kjo që nuk rezulton të jetë bërë në mënyrë të qëllimshme, prandaj, si e tillë, nuk mund të shërbejë për të pranuar të kundërtën e asaj që rezulton në fakt nga deklarimet në tërësi të tij, pra, për t’i dhënë këtij deklarimi një vlerë të paracaktuar dhe më të fortë provuese në raport me deklarimet e të njëjtit lloj dhe të deklaratës “Vetting”.

Por nga ana tjetër komisionerja Xhensila Pine ka ndërtuar pa leje në mes të Tiranës një pallat 5 kate e cila kap vlerën e 1.5 miljon eurove vlera të cilat si ajo dhe bashkshorti nuk i justifikojnë me të ardurat me burim të ligjshëm, bashkshorti i sajë prej vitesh ka qënë i punësuar si shitës Bananesh dhe më pas ka punuar shitës Kasafortash.Ndërtimi pa leje është me sipërfaqe ndërtimore 362.9 m2 , e cila përpos ndërtimit pa leje të saj ka edhe një vlerë  shum të lartë monetare  ku madje as nuk deklarohet burimi i këtyre të ardhurave dhe vë në pikpyetje pastërinë e figurës së Komisioneres Xhensila Pine.

Ndërtimi pa leje është një vepër penale e dënueshme nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë e parashikuar edhe në nenin 199/a i ligjit nr. 10023 ku madje edhe vete Xhensila Pini më datë 27.11.2008 do të parashikonte se “Ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vet dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Por kjo vepër e kryer në tokë publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga një deri në 5 vjet.” Xhensila Pine është zgjedhur në këtë pozicion në mënyrë skandaloze në kundërshtim flagrant me ligjin  Nr. 84/2016 “Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe pikërisht në nenin 6,  ku përcaktohen Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit

Pyetja që duhet të bëj “SPAK” në hetimin që ai ka nisur kundër Xhensila Pines është se ku e ka gjetur burtimin e të ardhurave  Xhensila Pine dhe Egon Sinani (shitësi i bananeve) dhe a ka moral që komisonerja Xhensila Pine të shprehet si më sipër në lidhje subjektin e rivlersimit Sokol Sadushi .