Yuri Kim apel autoriteteve: Siguroni zgjedhje të drejta dhe transparente

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim i është l drejtuar me një thirrje qeverisë që të sigurojë rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve në kohë dhe transparente për zgjedhjet e 25 prillit.

Diplomatja amerikane ka reaguar lidhur me debatin e zhvilluar në KAS lidhur me ngjashmërinë e logos mes Partisë Demokratike dhe Bindjes Demokratike si edhe për vendimin e KAS për të ndryshuar fletën e votimit nga me emra sikundër u miratua nga KQZ, në me numra, kërkesë kjo e PS.

Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se çdo gjë tjetër më pak do të ishte në dëm për votuesit dhe demokracinë në vend.

“Kujtesë: Absolutisht e rëndësishme për autoritetet të sigurojnë që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve janë, në fakt dhe nga perceptimi, të drejta, me kohë dhe transparente. Çdo gjë më pak do të ishte dëm për votuesit dhe një hap prapa për demokracinë, shkuan Yuri Kim në Twitter.