Yuri Kim takon kreun e Kadastrës, Artan Lame: Të zhvillohen procese transparente dhe të zgjidhen çështje të vështira

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka takuar sot kreun e Kadastrës, Artan Lame.

Diplomatja amerikane zbuloi se kanë folur për çështje të rëndësishme dhe të vështirë, duke inkurajuar institucionin që të tilla çështje të zgjidhen sa më mirë.

Me anë të një shënimi në rrjete sociale, Kim thotë se proceset transparente dhe gjykatat e pastra do të tërheqin më shumë investitorë në vendin tonë.

Shënimi i Yuri Kim

Sot u takova me Drejtorin e Agjencisë Kadastrale, Lame për të diskutuar progresin e bërë në një vit që nga miratimi i ligjit për regjistrimin e pronës, përfshirë tokën bujqësore. Unë theksova rëndësinë e transparencës në procese dhe inkurajova përpjekjet për të zgjidhur çështje të vështira.

Ligje dhe rregullore të qarta, procese transparente dhe gjykata të pastra do të tërheqin investime më të mëdha të SHBA në Shqipëri dhe do të hapin mundësi më të mëdha ekonomike për më shumë njerëz, jo vetëm disa me kuptime “speciale”. Kjo është lidhja midis reformës në drejtësi dhe prosperitetit.