Yuri Kim fton amerikanët të vizitojnë Shqipërinë: Ejani për qejf dhe biznes

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka deklaruar se SHBA e konsideron Shqipërinë si një vend me nivel të ulët rreziku nga Covid-19.

Diplomatja e SHBA fton qytetarët e Amerikës që të vizitojnë tashmë Shqipërinë, duke u mbështetur si në aspektin e turizmit ashtu dhe të biznesit.

“Që nga 7 qershori CDC ka klasifikuar Shqipërinë në “Niveli 1: Niveli i Ulët i COVID-19”. Ky është një lajm i mirë për amerikanët që dëshirojnë të udhëtojnë në Shqipëri për argëtim ose biznes. Shikoni bashkangjitur për rekomandimet e CDC”, shkruan Yuri Kim.