Zëdhënësja e re e Sali Berishës, Marinela Shkurta, e cila është nxjerrë jashtë loje nga Floriana Garo, thotë se nuk e ka frikë Amerikën, e cila shpalli non grata Berishën dhe Familjen e tij.
Shkurta thotë se e kapi paniku nëse ishte e denjë për të qëndruar në krah të njê lideri të madh si Sali Berisha. Pas Ilir Metës, Shkurta është personazhi i dytë që mban një qëndrim të tillë të çuditshëm.
“20 Maj 2021, ishte dita kur mu propozua dalja ne konferencen per shtyp te Z. Berisha pas shpalljes se tij non grata nga SHBA-te. Hezitova, u mendova dhe me kapi paniku. Por a e dini perse?! Nuk kisha aspak friken e Amerikes, as te non grates. Frika me e madhe ishte se a do te isha e denje te dilja ne krah te nje lideri kaq te madh dhe te isha ne nivelin qe ai meriton. Ishte nje nga pergjegjesite me te medha qe me ishte besuar ndonjehere por qe me njohu me nje nga njerezit me te mencur dhe me pozitiv. Perpara me demokratet e vertete…“, shkruan Marinela Shkurta.