Mëngjesin e sotëm është ngritur avioni i parë me pasagjerë nga aeroporti i Rinasit i cili që prej datës 6 prill ka qenë i bllokuar.
Shkak i ndalimit të punës ka qenë protesta e kontrollorëve të cilët nuk pranonin uljen e pagës për shkak të pandemisë.
Personat e parë që u ngritën në fluturim pas bllokimit 2 ditor kanë qenë pasagjerët e avionit me destinacion Bolonjën, si pasagjerët e dy avionëve drejt Brukselit, me orare 09:35 dhe 09:45.
Nga dita e sotme puna do të vazhdojë normalisht për ata persona të cilët duan të fluturojnë drejt destinacioneve të ndryshme.
Ditën e djeshme pasdite u operua vetëm me fluturime esenciale që përfshin fluturimet humanitare, diplomatike, ushtarake dhe shëndetësore.